Hoti: Për të pagjeturit jemi dakorduar me serbët për ofrim të plotë të informacioneve

0
205

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në emisionin OXYGEN ka folur për marrëveshjen e nënshkruar në Amerikë.

Takimin në SHBA e vlerëson si interesant.

“Në parim çdo takim që e bëjmë me palën serbe me ndërmjetësim BE ose prej Uashingtonit ne vetëm për një qëllim bisedojmë që të arrijmë një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke. Në Uashington e kemi ditur që po shkojmë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike. Ne jemi mirënjohës për trajtimin dhe çasjen e palës amerikane ndaj nesh, gjë që e kanë pas gjithmonë”, thotë ai.

Ai vlerëson se pala amerikane ka bërë një punë 30 vjeçare lidhur me këto negociata.

Por, pranon që një pikë e asaj marrëveshje nuk e ka bërë të ndjehet mirë.

“Një pikë në atë marrëveshje nuk më ka bërë të ndihem mirë kur kemi bërë moratorium një vjeçar në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por kjo pikë na mundësoi që ne të marrim një njohje, 20 minuta pasi e nënshkruam marrëveshjen. Serbia e ka të ndaluar sipas marrëveshjes që gjatë këtij viti të lobojë tek shtetet tjera për heqje të njohjes ndaj Kosovës”, thotë Hoti.

Hoti thotë se qëllimi është që të ulen dy palët bashkë me ndërmjetësim të BE dhe Uashingtonit, të shkojnë drejt marrëveshjes përfundimtare, por sipas tij, nëse gjatë kësaj periudhe nuk arrihet përmbyllja e marrëveshjes me njohje reciproke, siq thotë ai, Kosova vazhdon si shtet i pavarur.

“Shteti i Kosovës është i pakthyeshëm, është projekt i përhershëm por pastaj vazhdojmë me bashkjetu si dy vende fqinje që nuk e njohin njëra- tjetrën”, thotë ai, transmeton oxygenpress.info

Hoti thotë se Izraeli e ka njohur Kosovën dhe se ambasada e Kosovës do të hapet në Jerusalem, sipas marrëveshjes.

Ndërsa, është këmbëngulës që Ujamani ka qenë, është dhe do të mbetët i Kosovës.

“Ujërat që kalojnë në territorin e dy vendeve me sipërfaqe ka 80% Kosova dhe pjesa tjetër është në Serbi por nga vëllimi i ujit 95% është në Kosovë. Ka konventë ndërkombëtare se si menaxhohen ujërat qe kalojnë në dy vende kush flet, flet me tendencë pra Ujmani është i Kosovës, thotë ai.

Kur flet për dialog dhe takimet në Bruksel thotë se tema e parë do të jetë ajo për të pagjeturit dhe thotë se janë dakorduar për ofrim të plotë të informacioneve me Serbinë.

Për demarkacionin thotë se ka qenë kauzë e panevojshme politike e cila ka dëmtuar Kosovën në liberaliziminn e vizave.

Për takimin e fundit që u anulua në Bruksel thotë se ndohi ngase dikush prej ekipit të Serbisë doli pozitiv./oxygenpress.info