Panik në Paris, alarm për bombë në kullën Eiffel

0
81

Kulla Eiffel në Paris është në panik pasi një burrë kërcënoi me një shpërthim të një eksplozivi pranë këtij monumenti të famshëm.

Operacioni i policisë tashmë është në proces, ku është vendosur edhe një kordon në zonën afër kullës, raportojnë mediat e huaja.

Gazetari i VFM Paris, Barthelemy Bolo, foli për rastin.

Ai tha se një person bërtiti “Allahu Akbar dhe kërcënoi se do të shpërthente një pajisje”, raporton express.co.uk.

Monumenti është evakuuar tashmë, ndërsa rrugët përreth janë mbyllur.

Policia franceze ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë mbi incidentin./KlanKosova