Dëmtohet gypi i ujit nga kontraktor të KEDS -it në rrugën ” Agim Ramadani” në Prishtinë

0
106

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Sërish dëmtim i gypit të ujit nga palë të treta.

Kësaj radhe dëmtohet gypi i ujit nga kontraktor të KEDS -it në rrugën ” Agim Ramadani” në Prishtinë, gyp me diametër fi 200 mm.
Ne nuk kemi qenë të informuar nga dëmtuesit, por nga një qytetar i kësaj rruge.

Ekipet teknike janë në vendngjarje nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe po merren me sanimin.
Natyra e dëmtimit është tejet e ndërlikuar dhe kërkon kohë për sanim.
Me përkushtim të jashtëzakonshëm po besojmë që uji do të ju vie konsumatorëve të Aktashit dhe linjës së rrugës ” Agim Ramadani” deri në orën 18:00, nëse nuk dalin probleme të tjera gjatë procesit të sanimit.

Faleminderit për mirëkuptim!