Bajrami takon në Uashington udhëheqësit e Bankës Amerikane EXIM

0
46

Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington DC, Ministrja Bajrami e shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, znj. Çitaku, u takuan me kryesuesen e bordit të bankës amerikane Export-Import (ang. Export-Import Bank of the United States – EXIM) znj. Kimberly A. Reed dhe ekipin e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për modalitet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe institucioneve qeveritare amerikane me fokus në mbështetjen e investimeve kapitale, përfshirë edhe përkrahjen për projektet që janë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, si dhe të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik të vendit.