“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…”

0
343

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në llogarinë e saj kujtoi aktorin dhe deputetin e njohur, Adem Mikullovcin.

Postimi i plotë

“Iku edhe axha Adem!

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….” tha në Mars. Ishte aktor, intelektual e në fund edhe politikan i rrallë, regjisor i papërsëritshëm i skenës së artit, artit që falë tij dhe gjeneratës së tij i mbijetojë kohëve të vështira që kaluam, por mbi të gjitha ishte një njeri shumë i dashur dhe i afërt me të gjithë. U rritëm me të, me aktrimin e veprat e tij na bëri të qeshim e të qajmë, por edhe mësuam shumë, për artin, kulturën e atdhedashurinë. Me veprat dhe trashëgiminë që la pas, do të kujtohet edhe për shumë breza pas.

U prehsh në paqe axha Adem! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshte aq shumë.”