“Trump nominohet për Nobelin për Paqe për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi”

0
194

Emisari Special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka thënë se Donald Trump është nominuar për herë të dytë për Çmimin Nobel për Paqe.

“Donald Trump është nominuar për herë të dytë për Çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi”, ka shkruar ai në Tëitter duke e rishpërndarë postimin e deputetit suedez Magnus Jacobsson i cili ka ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.