Ekipi i mirëmbajtjes teknike të autobusëve ka filluar ndërrimin e pllakave të frenimit për të larguar zhurmën fishkëlluese

0
407

Ekipi i mirëmbajtjes teknike të autobusëve ka filluar ndërrimin e pllakave të frenimit, andaj zhurma fishkëlluese nga autobusët e Trafikut Urban do të eliminohet gjatë disa ditëve në vijim.

Për shkak të situatës pandemike, furnizimi me pjesë të reja ka pasur vonesë. Tani, janë duke i montuar pjesët e reja nga prodhuesi Iveco për sistemin e frenimit dhe kërkojnë mirëkuptimin tuaj sepse deri në fund të javës tjetër do të përfundohen në të gjithë autobusët e rinj.

Ata sqarojnë se angazhimi në vazhdimësi është që t’u ofrohet udhëtim i sigurt meqenëse autobusët kontrollohen nga ekipi profesional i mirëmbajtjes teknike.