Ta ruajmë shëndetin mendor dhe t’ju ndihmojmë atyre që kanë nevojë për ndihmën njerëzore dhe profesionale për ta përqafuar jetën

0
227

Nga Donika Shahini Lami

Ta ruajmë shëndetin mendor dhe t’ju ndihmojmë atyre që kanë nevojë për ndihmën njerëzore dhe profesionale për ta përqafuar jetën. Shëndeti mendor është mbi të gjitha. Koha për ta mundur stigmën rreth shëndetit mendor është tani. Në çdo sekond të jetës që po frymojmë!

Një fjalë e drejtë, një mbështetje profesionale dhe njerëzore me vend do të thotë shpëtim jete.
Për parandalimin e sjelljes vetëvrasëse, duhet trajtim dhe mjekimit adekuat, përcjellje e personave që kanë tentuar vetëvrasje si dhe raportim të përgjegjshëm tek personat adekuat.
Bashkëpunim dhe mbështetje familjare. Në dekadat e fundit prirja e vetëvrasjeve është në rritje, e sidomos tash gjatë pandemisë që po e jetojmë të gjithë. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë rritje të vetëvrasjeve në njëzet vitet e ardhshme.

Të dhënat tregojnë se në botë, çdo vit, vetëvrasje bëjnë gati një milion individë, kryesisht rreth të 50-tave dhe 60-tave të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç. Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinjtë (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje. Shumë më i madh është tentimi për vetëvrasje se sa vetëvrasjet (të kryera). Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen në rritje kudo në botë.

Edhe në Kosovë numri i personave që tentojnë vetëvrasje është shqetësues dhe në rritje aq sa është edhe numri i atyre që kryejnë vetëvrasjen. Andaj, të jemi më sy hapur ndaj rasteve të tilla.
Jeta është e shenjtë, ta çmojmë dhe ta ruajmë!

MOS PARAGJYKONI!
JETA ËSHTË NË PYETJE!