Dy ditët e ardhshme vazhdon të mbajë mot shumë i ngrohtë

0
42

Dy ditët e ardhshme vazhdon të mbajë mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Përreth viseve malore pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, por që nuk parashihet të shoqërohen edhe me të reshura.
Temperaturat mbesin të larta edhe gjatë javës së ardhshme, megjithë një tendencë të rënies së lehtë. Ditën e hënë dhe të martë do të ketë vransira kalimtare, e mundësitë më të mëdha për reshje lokale shfaqen në pjesën e dytë të javës.
11.9.2020 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Përgjatë viseve malore pasdite priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 30C, e në vise malore 10 deri 23C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.
12.09.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite, përgjatë viseve malore priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 11C deri 23C. Era do të fryejë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 6.