Reagon OBSH-ja pas pezullimit të zhvillimit të vaksinës anti covid-19 në Oksford

0
181

Pas pezullimit të zhvillimit të vaksinës anti covid në Oksford, vjen reagimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“AstraZeneca” njoftoi se provat për zhvillimin e vaksinës anti covid-19 janë pezulluar për shkak se një nga pjesëmarrësit ka shfaqur një sëmundje të pashpjegueshme shkruan CNN.

“Siguria e çdo vaksine kundër covid-19 është më e rëndësishmja”, that të mërkurën Dr. Soumya Swaminathan nga OBSH-ja.

Ndërkohë, Dr.Ohid Yaqub nga Universiteti Sussex, tha se një pauzë e tillë gjatë testimit nuk është e pazakontë.

“Pezullimi i zhvillimit të vaksinës anti covid-19 jep më shumë kohë për të hulumtuar nëse incidenti ka të bëjë me vaksinën apo është diçka e rastësishme.”, tha ai.

Ndërkaq BBC ka raportuar se kjo është hera e dytë që zhvillimi i vaksinës ndërpritet prej kur kanë filluar provat në muajin prill.

Detajet e sëmundjes nuk janë publikuar, por mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për një inflamacion në palcën kurrizore. /Gazeta Shneta/