Pas Washingtonit, Hoti dhe Vuçiq takohen edhe në Bruksel

0
41

Pas takimit të 4 shtatorit ku kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nënshkruan marrëveshjen ekonomike në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, të dy do të takohen sërish por tani në Bruksel me shefin e për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian Joseph Borrell dhe Emisarin për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave.

Takimi i nivelit të lartë i dialogut Kosovë-Serbi është planifikuar të fillojë në ora 10:00.

Borrell do të japë një deklaratë për shtyp përpara fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak në fund të takimit.

Të dy deklaratat do të transmetohen në kanalet e Këshillit dhe EBS, rreth orës 10:30 dhe deklarata e diplomatit sllovak pas përfundimit të takimit.