Misri – ushqim, ilaç dhe vakt i shëndetshëm

0
189

Sot misri radhitet në drithërat më të rëndësishëm në botë. Shërben për ushqimin e njeriut, ndërsa përdoret edhe në përpunimin e prodhimeve industriale.

Misri është një produkt me shumë vlera që mund të përdoret fare mirë në të gjitha vaktet e ditës, pasi ka përbërje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra.

Mënyra më e mirë për të konsumuar misrin është ajo e zierjes sepse pjekja në prush e dëmton strukturën e lëkurës si dhe shkakton probleme të stomakut. Më zierjen e misrit ju përfitoni shumë vlera ushqimore, disa prej të cilave po jua rendisim më poshtë
-Vitamina C, folate dhe të kompleksit B-të cilat përbëjnë një ushqim të shkëlqyer për zemrën

-Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin

-Fibra, që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke përmirësuar situata si kapsllëku dhe hemorroidet

-Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak

– Acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.