“Mantelin e bardhë e bartë me shumë krenari , sepse punoj me nderë dhe njerëzi!”

0
68

Nga Edi Kurhasani Xhepa, teknike e farmacisë

Përshëndetje a e keni këtë tabletë ?
E shikoj receten e mjekut!
Po i përgjigjem , a e do!?
Klientja vazhdon e flet ne celular , derisa une e pres…
Po thot …ma jep!
E regjistroj në arkë siq bëj gjithmonë , ja jap dhe i them shpresoj të bëjë mirë!
……..
Pas gjysëm ore kthehet , a bën me kthy e lexuam dhe nana nuk po guxon me përdorë!?
E shikoj pakon e hapur , siguresa e vendosur nga ana e fabrikës e hequr…
I them deri sa mjeku ja ka udhëzu ai e din pse ,
konsultohu me të dhe nese ai thotë, mos ia jep!
Por këtë kuti unë nuk mundem me kthy pas sepse e paske dëmtu , udhëzimin e ke pas nga jashtë ( pasi barërat e mbyllura hermetikisht , nuk hapen udhëzimin shqip e bashkangjesim pakos nga jashtë)…
Doli nga barnatorja…
Kthehet pas pak me një vajzë tjetër , ma hedh pakon me nervozë dhe thotë,ne kurr nuk kishim pa kesi pako të ngjitur me “aero”, a bën kthemi tē hollat …
Befasohem nga sjellja e saj , e mora paketimin e njejtë ja tregova si e mbyll fabrika, jo ne !
Me nervozë thot mbaje atë kuti pra , mua nuk më duhet!!! Jepja dikujt tjeter prapë…
I them po dikush tjetër pse duhet ta merr kutinë që ti e dëmtove , jo me fajin tim …
Dolën me arrogancë e kërcënim nga barnatorja …pako përfundoj e dëmtuar në një cep …
Pas pak kthehet klientja , ” a bën ami hapat”…
E zgjata shumë, por një gjë desha të them në gjithë këtë …
E di që jemi lodhur nga kjo gjendje si pandemike , si ekonomike, si mendore!
Por mos harroni se jo vetëm ju të nderuar pacientë jeni lodhur nga kjo gjendje…
Edhe ne shërbyesit tuaj ku ju merrni përveq shërbimit edhe konsulta sugjerime pa pagesë, por me shumë kujdes dhe me shumë dashuri sepse jemi të fundit që e japim tek ju medikamentin , jemi NJERËZ!
Edhe ne kemi përgjegjësi…
Bartim dhe ne hallet tuaja , dhimbjen , dhe i gëzohemi lajmit kur ilaqet që ju bletë , ju kanë bërë mirë!
Mantelin e bardhë e bartë me shumë krenari , sepse punoj me nderë dhe njerëzi ! Isha këtu sa herë pacientët patën e kanë nevojë , në pandemi , në orët e kujdestarisë gjatë gjithë natës , besa edhe festave e të dielave kur më trokitnin në derë pasi banoj pranë barnatores, dhe gjithmonë e hap pa përtesë sepse dhimbja nuk pyet a është natë , festë apo diç tjetër !

Jam betu atë ditë kur e kam veshë këtë mantel që do punoj me zell e përkushtim !
Oksigjeni im janë familja e ngushtë, dhe miqtë e familja e madhe që kam fitu gjatë punës e jetës! Atë e mbaj e respektoj deri në fund të jetës…