Në tremujorin e dytë të 2020 shuma e të hyrave të Qeverisë së Pergjithshme ishte 587.2 milionë euro

0
38

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2020).

Shuma e të hyrave të Qeverisë së Pergjithshme në TM2 2020 ishte 587.2 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 47.4% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Pergjithshme në TM2 2020 ishte 534.9 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (35.1%); kompensimi i punëtorëve (32.2%); formimi i kapitalit bruto (11.1%); dhe konsumi i ndërmjetëm (8.8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.