Këpucët që dëmtojnë këmbët

0
58

Mesatarisht, një njeri ecën 245- 292 kilometra në vit, çfarë nënkupton se gjetja e një modeli të përshtashëm këpucësh është domosdoshmëri! Të qenurit në një hap me modën është tepër cool (e paparë), por na besoni, të jesh i shëndetshëm është shumë më shumë e rëndësishme. Në këtë artikull do t’ju njohim me këpucët që duhet të përpiqeni t’i mbani sa më rrallë veshur dhe të ecni sa më pak me to.

Këpucët me majë

Përpara se të blini një palë të tilla sigurohuni që këmbët tuaja ndihen rehat dhe jo fort të shtrënguara. Sidoqoftë mbajtja e tyre për orë e orë të tëra shkakton dëmtim thonjsh dhe dhimbje nervore.

Shapkat me gisht

Përpos faktit që shkaktojnë irritim mes gishtërinjve (fërkim gjatë djersitjes së këmbës) dhe acarim të lëkurës, modeli në fjalë mund të shpjerë në anomali te këmbët ose gjunjët, pasi shputa nuk mbështetet ashtu siç duhet.

Takat e larta

Kini parasysh që në përditshmërinë tuaj, takat nuk sugjerohen më shumë se 7,3 centimetra. Përndryshe shkaktojnë shtrembërim, dhimbje nervore dhe shpine.

Të sheshtat

Të tilla këpucë kanë të njëjtin efekt si takat e larta. Duke qenë se bazamenti i këmbës nuk ka distancën e duhur nga dyshemeja, domosdoshmërisht shkaktohen dhimbje shpine dhe shtrembërime.

Me platformë

Duke qenë se shtrati i këpucës qëndron i ngurtë, këmba nuk gjen dot mbështetje gjatë ecjes duke shkaktuar lodhje dhe dhimbje të shputës.