Merkel: Rusia të sqarojë urgjent çështjen Navalny

0
27

Rusia duhet të sqarojë urgjent çështjen e disidentit rus, Alexei Navalny, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Ka pyetje që vetëm qeveria ruse mund dhe duhet t’u përgjigjet. Bota po pret një përgjigje të sinqertë’’, shtoi kancelarja.

”Ka prova pa mëdyshje që disidenti rus Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor kimik”, deklaroi dje zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

”Ky është një përfundim i dalë nga testi toksikologjik i kryer në një laborator të veçantë të ushtrisë gjermane”, theksoi ai.