Është marre m’i kapë fëmijët, me u marrë me ta para mysafirit, se kanë me t’kesh. “A e pe nusja s’na boni hesap për njeri, thu ti veç ajo u ba nanë e na s’dijna çka është evladi.”

0
405

Nga Eranda Hyseni

I kushton ma shumë kohë punëve t’shpisë sesa kohës t’u lu me fëmijë, tanë kohën t’bon nervoz rrëmuja që po ta krijojnë n’shtëpi fëmijët me lodra, t’u anku “s’po mrrin kurrë dhoma fshitë, s’kom kon e shti n’mrena prej tyne, inati po m’vjen”. Po, se ma inat është me ta pa kojshiket shpinë rrëmujë, sesa që po t’shohin tu ia lanë smartphone-at fëmijëve n’dorë tanë ditën.

I vnon fëmijët n’gjumë me telefon, sa herë t’qanë ia qet n’prehën telefonin edhe e ulë n’nji qosh qaty, mos me u ni për nja dy-tri orë t’mira, e ti me mujt me fshi rahat. Me bo me ta derdhë çajin a qumështin n’tepih a n’divan ka me hongër naj shpullë t’nxehtë si ndëshkim që t’bani fute.

Kohën e gjumit e t’ushqimit ia vanon varësisht prej frekuentimit ditor t’kojshikeve. Gjumi e ushqimi s’kanë kohë t’caktume, kurdo që je e lirë edhe s’të ka ardh naj mysafire e s’je e zënë tu çitë çaj, qohesh e ushqen ose e vnon n’gjumë. Përndryshe është marre m’i kapë fëmijët me u marrë me ta para mysafirit, se kanë me t’kesh “a e pe nusja s’na boni hesap për njeri, thu ti veç ajo u ba nanë e na s’dijna çka është evladi.” As n’shtëpi e as rrugës nuk i shmang puthjet ndaj bebes.

I mbanë fëmijët ma shumë brenda sesa jashtë në natyrë e n’kopsht, se po t’zhyten e po t’bojnë helaq, veç me met t’u la tesha t’tyne. Posa t’i bon fëmija 3 vjet, ia nis fill me dërgu n’shitore qaty afër me t’ble cigare a bukë. Sa herë fillon me qajtë, ia plotëson dëshirat menjëherë. E kurdo që nuk i bindesh ti atij, sjellja e tij agre*sive ta then menjen prap me iu bind.

Përderisa ti si prind i aplikon këto e plot gjana tjera, me vetëdije ose pa, m’vjen keq, po prindërimi yt nuk është për t’u duartrokitë.