13 vjeçari shqiptar që jeton në Amerikë, sjell me piano fragmentin muzikor për fëmijët e rënë të Familjes Jashari

0
646

Leart Shabani është i lindur më 22 qershor 2007 në Bloomington, Illinois, ShBA.
Që në moshën tre vjeçare shfaqi interes për piano dhe që atëhere nga babai Afrim Shabani mori mësimet e para në artin muzikor. Dy gjëra do ta karakterizonin Leartin: talenti dhe puna këmbëngulëse. Kjo do t’i japi një shtytje kronologjike të radhitjes së sukseseve.
Zuri vend në programin mësimor të Royal Conservatory of Music
ku kreu 8 klasë te teorisë së muzikës, kreu 7 klasë të pianos dhe njëkohësisht ndjek dhe klasën e 8 për piano. Në korrik të vitit 2020 u vlerësua me 1st Class Honors with Distinction.
Merr pjesë 4 here në Illinois Federarion of Music. Është vlerësuar me notën e lartë excellent dhe superior.
Vijon te jetë prezent në Bloomington-Normal Music Teachers Association SONATA FESTIVAL, dhe është vlerësuar me notë të lartë.
Nderohet dy herë të jetë pjesë në kompeticionin Sejong Cultural Society, ndërsa nuk do të mungojë as edhe në Steinway and Sons Junior piano competition si dhe në Illinois Music Teachers Association.
Ka luajtur në piano në më shumë se 30 recitale.
Vijoi një arritje të shkëlqyer më vitin 2019 kur edhe u zgjodh të luaj piano në master class me pianistin e madh qipriot Kristos Tcitcaros.
Leartin e gjejmë edhe në 6 recitalet e AMA-së, një eveniment në Amerikë ku luhet muzikë shqip. Kjo dëshmon se ky artist i këndshëm njëkohësisht merr kulturë muzikore të artit klasik dhe thesarit burimor të folklorit shqip për të dëshmuar se kurrë nuk e harron gjenezën e vet – të qenit shqiptar.
Pra, Learti ka hapur një rrugë të gjërë të muzikës botërore dhe të asaj kombëtare, prandaj që në këtë moshë është dhe do të mbetet i kërkuar në shumë evente dhe asociacione kulturore muzikore.

Status nga Afrim Shabani, babai i Leartit:

Në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK -së Ansambli Kombëtar “Shota” përkujtoi në Prekaz martirizimin e familjes Jasharaj dhe këtë e bëri me një koreografi epike që përshkoi kronologjikisht tërë ngjarjen. Pothuajse e tërë vepra është si një opera, e organizuar mirë, me pjesë baleti, shoqëruar me zëra të korit mikst, ndërsa tërësia e gjithë kësaj në fund të rënqeth e të lë pa frymë. Sidomos me 13 qirinjtë e ndezur që simbolizojnë 13 fëmijët e vrarë të Jasharajve.
Nga kjo vepër madhështore artistike, miku ynë, kompozitori Ylber Asllanaj shkroi për Leartin një version për piano të pjesës elegjiake të melodisë së fyellit që përshkon dhimbjen e thellë të martirizimit të Jasharajve dhe atë brenda tre ditësh në një luftë të pabarabartë e tinëzare.
Ushtria sërbe dhe paramilitarët e saj kanë bërë një varg masakrash mbi popollatën civile të pambrojtur që në fund ta shndërrojnë Kosovën në një tokë të djegur.
Ansambli “Shota” pikërisht këtë gjë dëshmon në veprën e vet skenike duke treguar ngjarjen në Prekaz të Jasharajve.
Nuk mund t’i anashkaloj solistët e të mos i përgëzoj për interpretimin e shkëlqyer të tyre Besnik Grajçevcin, Feim Lekën, Nazmi Demën, Suzana Drenicën si dhe mjeshtrit në fyell e çifteli, Mentor Krasniqi e Gent Hoxhën. Një kryevepër madhore artistike. U lumtë!