Disa lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të gypit të ujit në lagjen “Bregu i Diellit”

0
50

Gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi.

Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga” Hyzri Talla” dhe rruga “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i Diellit ”.

Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme.