Çunmulaj mburret që është shqiptare: Nga 2 orë në këmbë ecja për të shkuar në shkollë

0
164

Modelja e mirënjohur shqiptare, Emina Çunmulaj asnjëherë nuk ka harruar prejardhjen e saj.
Kësaj radhe nga Amerika ajo shkoi në Mal të Zi, në vendlindjen e saj, për të votuar.
Aty ajo ka folur shumë për shqiptarët.
Pas udhëtimit 22 orësh me aeroplan, Cunmulaj ka deklaruar se mburret që ka të drejtën e votës në Malin e Zi, e normalisht edhe që është shqiptare.
“Mburrem që jam e Malit të Zi kështu që dua që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të kanë të drejtat e veta, të flasin gjuhën tonë në shkollë, të kanë librat në shqip, të kanë rrugët e mira, të i kanë ambulancat e mira, të bashkohen me njëri tjetrin sepse pa njëri tjetrin ne nuk mundemi kurrsesi. Mua më kujtohet si fëmijë në shkollë kur kam shku kam ec nga 2 orë. As autobusë, as libra për shkollë nuk ka pas jemi dashtë me i ble librat ne vet”, thotë ajo.
“Boll është për prindër nuk kanë nevojë me mendu se edhe librat duhet me i ble fëmijës vet, sepse dikush ka 4-5 fëmijë, paret bashkohen dhe sot nuk është kollaj me i fitu. Pandemia, katastrofa që po ndodh nëpër botë. Ju e dini jemi vend i vogël por duhet për njëri tjetrin me u qu, kur të zgjohesh sheh nëna e baba, vëlla e motër nuk i thua “Dobro Jutro” por Mirëmëngjesi babi, tungatjeta. Mos harroni se gjaku nuk është ujë, rini zgjohu në këmbë se gjenerata juaj, fëmijët tuaj nuk kanë me fol shqip. Mos harroni, ndoshta ju thoni ti je diku larg, ti jeton jetë luksoze por unë jam rrit në këto troje. Mua vend më të mirë se Ulqini nuk kam për pushim. Unë vij prej gjitha vendeve të botës në fund të fundit shkoj në Ulqin sepse aty folët shqip. Kam dëshirë kur hi në dyqan dhe flas me dikë shqip, kur shkoj në një vend me ble byrek dhe i them Mirdita, Faleminderit. Kjo është diçka që s’mund ta heq dikush prej shpirtit”, thotë ajo.
Ajo ka thënë se ka dy vajza të cilat babain nuk e kanë shqiptarët por që ju flet kjo shqip, dhe sipas saj asnjëherë nuk mund të harrosh prej nga vjen./oxygenpress.info