Rikujtim: Disa nga lagjet në Prishtinë pa ujë të pijshëm për shkak të punimeve

0
86

Në lagjen ” Kodrina” te Mati 1 në Prishtinë po realizohen punimet teknike në gypin e çelikut që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Ju njoftojmë që punët po shkojnë mirë dhe sipas planit të paraparë, deri më tani.

Ju kujtojmë se pa ujë të pijshëm janë: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Bregu i Diellit/ zona qendër, Aktashi, Matiqani dhe një rrugë e lagjes së Muhaxhirëve.

Konsumatorë të dashur, ju falënderojmë dhe kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

Çdo punim në rrjet po bëhet për shërbime më të mira!