Merkel pret një përkeqësim të situatës nga COVID-19

0
46

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se priste një zhvillim të pandemisë së koronavirusit të ri akoma më të vështirë në muajt e ardhshëm në vjeshtë dhe në dimër.

Disa gjëra do të jenë më të vështira në muajt e ardhshëm sesa kanë qenë në verë”, theksoi kancelarja në një konferencë shtypi.

“Ne duhet të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë. (…) Situata mbetet e rëndë. Merreni seriozisht”, deklaroi Merkel.

“Ne kemi përfituar nga liria dhe një mbrojtje relative ndaj aerosoleve gjatë verës, kur është e mundur jeta në ambjentet e jashtme”, shtoi ajo.

“Gjithçka nuk do të jetë më si para pandemisë, ajo do të na godasë fort dhe ekzistencialisht”, paralajmëroi Merkel.