Aksion rrugor më 30 gusht në Prishtinë- Dita Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme

0
112

Kanë kaluar 21 vite nga lufta e fundit në Kosovë ndërsa çështja e mbi 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur dhe familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.
Neglizhenca institucionale 21 vjeçare drejt çështjës së pagjeturve ka lënë në pritje dhe ankth të përditshëm mbi 1000 familje kosovare.
Youth Initiative for Human Rights në Kosovë do të organizojë një aksion rrugor në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë me 30 gusht, Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme duke filluar nga ora 18:00.
Përgjatë aksionit rrugor, do të ekspozohet një instalacion i cili do të paraqes pritjen dhe ankthin 21 vjeçar të familjarëve të personave të pagjetur dhe shoqërisë kosovare.
Kjo ngjarje do të organizohet konform masave kundër covid – 19.