Gruaja që nuk mund të gjejë kohë për veten e saj, kurrë nuk do të jetë me të vërtetë e lumtur…

0
190

Ajo do t’i dojë fëmijët e saj…Ajo do t’ju dojë juve… Ajo do të buzëqeshë, do të jetë e këndshme dhe do të bëjë gjithçka me gjithe fuqinë e saj për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë të tjerët,por ajo kurrë nuk do të jetë me të vërtetë e lumtur dhe kjo është për shkak se ajo nuk do të jetë e lumtur me veten.

Nje pjese te kohes ja rrëmbyen fëmijët ndersa ju nuk menduat aspak për të ndersa ajo hante shpirtin e saj me dhembe teksa shkonte për të fjetur e rraskapitur Nuk menduat per kohen që ajo humbi dhe pamundesine per te shkuar p.sh ne nje klasë palestre për shkak të të gjithë të tjerëve dhe nuk behej fjale thjesht për stërvitjen… bëhej fjalë për rimbushjen e energjive te saj për javen qe kishte perpara…

Harruat kohen që ajo shpenzoi shpejt e shpejt në dyqane për të blere diçka, ndersa ndoshta ajo do të kishte dashur të ndalonte dhe të bënte p.sh thonjtë; por nuk e beri sepse nuk donte të të linte të merreshe me një fëmijë të sëmurë vetem,kështu që ajo nxitoi dhe u kthye shume me shpejt edhe pse nuk ishte e nevojshme sepse mund ta beje edhe vete…

Eshte e rëndësishme të mbani mend qe t’i jepni kohë per veten asaj. Ajo jo gjithmonë do t’ia japë kete vetvetes. Ajo nuk do ta pranojë gjithmonë se ka nevoje. Ajo nuk do të ketë gjithmonë një plan si ta shpenzoje kohën,por ajo do ta vlerësojë atë. Nuk do t’i duhet shumë dhe madje ajo as nuk do ta harxhojë atë… dhe me siguri do të kthehet duke u ndier një milion herë më mirë me veten e saj…
Kur ajo do te kthehet ne diten e kafes me shoqet apo klasen e palestres,thuaji te mos nxitoje dhe nuk ka nevoje te kthehet menjehere..Kur je ne shtepi kujtoji asaj të niset me kohë në mënyrë që të mos nxitoj. Kur ajo thyen një thua ose ka nevoje te rregulloje floket kujtojeni ate që të rezervojë terminin e ardhshëm …

Dhe në atë periudhe ndersa ajo është larguar për një kohë me siguri se e dini që ajo po mendon përsëri për familjen …prandaj dërgojini asaj një tekst duke i kujtuar të mos nxitojë dhe të marrë më shumë kohë per veten…

Bëjeni atë … nuk do të duhet të bëni me teper…

Por bëjeni atë dhe ajo jo vetëm që do t’ju dashurojë më shumë,por ajo do ta dojë veten më shumë. ..Dhe kjo është gjithçka që mund të dëshironit!

Mos lejoni që koha të “vjedh” dashurinë e saj per veten…. Sepse kur nje grua ndalon; e gjithë bota ndalet!/ItalMed