Çfarë ndikimi ka në organizmëm përdorimi i koprës?

0
2030

Nga Blerta Kryeziu-Thaqi – Kimiste

Cilat elemente kimike i përmban kopra?

Çfarë ndikimi ka në organizmëm?

Kopra është bimë perimore barishtore njëvjeçare, që formon një tufë me gjethe të holla dhe më pas një kërcell të degëzuar. Gjethet janë të holla dhe aromatike. Gjethet e thara ruajnë gjithë cilsitë dhe janë më praktike në përdorim. Janë të pasura në vajra aromatike dhe esenca.

A e dinit që kopra përmban fibra thelbësorë, që ndihmon në largimin e toksinave nga sistemi tretës?

Bima e koprës përmban shumë vitamina të tjera si vitamina B1, B2, provitamina A me vlera të larta biologjike-ushqimore.

Kopra është e pasur me hekur dhe aminoacide që ndihmojnë me trajtimin e anemisë. Këto aminoacide stimulojnë prodhimin e hemoglobinës dhe në formimin e një sërë përbërësve të tjerë të gjakut.

Kopra njihet si një burim i mirë i manganit. Në cilësinë e përgjithshme të përmbajtjes ushqyese veçohen flavonoidet dhe kuercetina, glikozidet e ndryshme të cilat kanë efekt të fuqishëm antioksidant.

Kopra është një burim i pasur i kaliumit që është shumë i nevojshëm për një sërë proçesesh të organizmit. Pak kopër në ditë dhe organizmi juaj do të ketë një dozë të mirë kaliumi me gjithë përfitimet që vijnë prej tij, që përfshin edhe furnizimin e pasur me oksigjen të trurit.

Një filxhan me kopër përmban 20% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C që përmirëson sistemin imunitar, rregullon problemet e lëkurës, ndihmon në formimin e kolagjenit dhe mbron nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira që çojnë në sëmundjet e zëmrës.

Kopra është dhe duhet të jetë një barishte shumë e dashur për femrat. Ajo rregullon dhe lehtëson simptomat e menstruacioneve dhe hormonet në trupin e femrës. Kopra mund të përdoret për të çliruar nga simptomat e menopauzës.
Kopra është e pasur me antioksidantë dhe aminoacide që rinojnë indet, por edhe me elementë që kanë funksion detoksifikues. Këto elementë përfshirë mineralet e çmuara gjenden me bollëk tek vaji esencial i koprës.

E fundit por jo nga rëndësia, flavonoidët që gjenden tek farat e koprës rrisin sasinë e estrogjenit në trup dhe shërbejnë si stimulantë dhe tonikë.

Që në lashtësi kopra është përdorur për të rritur oreksin dhe për të shtuar qumështin e gjirit tek nënat lehonë, poashtu zhduk të vjellat e barrës, shtatzënisë.

Mjekë popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia.

Kopra ka një shije fantastike gjatë kosumimit me djathë.