Testi i Maturës do të mbahet me 29 gusht me masa të shtuara të kujdesit

0
78

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi.

Ndërsa, mediet mund të kenë çasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30.