Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 30 gradë celsius

0
39

Nga dita e mërkurë po mbretëron mot kryesisht me diell dhe kthjellime, e nga Afrika veriore, rryma të nxehta ajrore në fundjavë sjellin mot më të nxehtë, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.
Indeksi i rrezeve UV zbret në vlera të larta dhe mesatare.

26.08 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
27.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu.
28.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.
Në ditët e para të javës temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare, e në pjesën e dytë shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin nga 14C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 25C, të martën, rriten deri në 30C, ditën e premte.
Era do të fryejë nga verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e në fundjavë me tendencë rënie.