Javëve të ardhshme të gjindet një zgjidhje që mbrojtur interesat e qytetarëve, por edhe interesat e Manastirit të Deçanit

0
67

Avdullah Hoti ka vizituar komunën e Deçanit, ku u takua me kryetarin, Bashkim Ramosaj, dhe Manastirin e Deçanit, ku u prit nga ati Sava Janjiq.

Diskutuan për çështje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Deçanit dhe në veçanti për çështjen e rrugës së Manastirit.

“Ne kemi kulturë institucionale, edhe si komunë, edhe si qeveri për të respektuar ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për të respektuar vendimet që i nxjerrin institucionet tona vendore.” u shpreh Hoti.

Ata biseduan që në javët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë duke e mbrojtur kështu interesat e qytetarëve, por edhe interesat e Manastirit të Deçanit si një vend i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore e botërore.