Hoti: Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur

0
77

Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës ka përkujtuar rënien heroike të Ismet Jasharit, Kumanovës.

Hoti në postimin në llogarinë e tij ka thënë se lufta e Kosovës ishte luftë e drejtë pasi u bë për liri e pavarësi.

Postimi i plotë

“Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi.

Vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tonë.”/OxygenPress.info