Ditët e para të javës me mot të ndryshueshëm

0
58

Fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët do të shtrihen mbi rajonin tonë ditëve të para të javës. Parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, orëve të pasdites dhe mbrëmjes me rrebeshe shiu dhe bubullima, derisa temperaturat pësojnë rënie të lehtë.

Nga dita e mërkurë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe kthjellime, e nga Afrika veriore, rryma të nxehta ajrore në fundjavë sjellin mot më të nxehtë, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.

25.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite në mbrëmje me rrebeshe shiu dhe bubullima. Rrebeshet nëpër lokalitete mund të jenë më intenzive, me mundësi për breshër.
26.08 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
27.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu.
28.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

Në ditët e para të javës temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare, e në pjesën e dytë shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin nga 14C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 25C, të martën, rriten deri në 30C, ditën e premte.

Era do të fryejë nga verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e në fundjavë me tendencë rënie.