Ekipi i specializuar i armatës italiane e sanitizoi kopshtin e fëmijëve “Nena Kabrini” në Prizren

0
218

Një ekip i specializuar i Armatës Italiane e sanitizoi kopshtin e fëmijëve “Nena Kabrini” në Prizren, në kuadrin e kontributit të KFOR-it në reagimin lokal ndaj Covid-19.

Të gjitha dhomat e mësimit dhe hapësirat e përbashkëta u dezinfektuan nga ushtarët Italian me anë të nebulizatorëve dhe substancave aktive përkatëse.

Kopshti i fëmijëve u themelua në vitin 2002 nga Caritas Italia dhe i ka 130 fëmijë nga të gjitha etnitë dhe besimet fetare nga familjet në nevojë. Falë ndihmës së ofruar nga Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it, objekti do të jetë në pajtueshmëri me rregulloret e Qeverisë për Covid-19.