OJQ “Nëna dhe fëmijë të lumtur” kërkon mbështetje për kampanjën “Shtatori sivjet, me çantën komplet”

0
106

OJQ “Nëna dhe fëmijë të lumtur” që ndihmon familjet në nevojë në Kosovë, njofton se nga nga sot 21.08.2020 deri më 22 Shtator fillon kampanjën: “Shtatori sivjet, me çantën komplet”.

Kjo kampanjë ka pë qëllim mbledhjen për mbledhjen e gjërave shkollore si: çanta, fletore, lapsa, goma, ngjyra etj…për familjet në nevojë.
(materialet duhet të jenë të reja, ndërsa çantat bën me qenë edhe të përdorura por të ruajtura).

Ato mund t’i dërgoni në lokacionin e OJQ ” Nëna dhe fëmijë të lumtur”. Në njoftim thuhet se presin njerëzit vullnetmirë si dhe kompani të ndryshme që t’i përkrahin në këtë kampanjë.

Gjithashtu mund të kontriboni edhe përmes llogarisë bankare:

Banka Kombtare Tregtare – BKT
Llogaria: Ojq Nena dhe Femije te Lumtur
Nr. xh:1971974888031181
Me përshkrim – dhuropernxenes./OxygenPress.info