“Jeto të sotmen, e nesërmja do të vijë edhe më e bardhë …pa maskë , me vullnet e dashni, do kthehemi bashkë përsëri!”

0
199

Nga Edi Kurhasani Xhepa, teknike e farmacisë

E filluam këtë betejë pa e ditur se me çka po përballemi!
Menduam se gjithçka që duhej është pastrimi i duarve, distanca , e rregullat që rekomandoheshin nga Obsh-ja!
U mbyllëm , dhe bëmë mirë pasi nuk dinim si vend i varfër se sa do goditemi!
Largë të afërmve , largë bankave shkollore, largë vendeve të punës thjeshtë largë çdo gjëje që na rrethon në jetën normale…
Filluan ankthi , panika e stresi për secilin por jo në masë e mënyrë të njejtë! Dikush nuk kishte rezerva ushqimi , dikujt i mungonin ilaqet, dikush mbeti jashtë kufijve, tjerë mbetën pa udhëtuar…thjeshtë po jetonim pezull secili duke u bërë peng i lajmeve , facebook-ut, e shpesh herë edhe i lajmërimeve e informatave që na bënin më shumë keq se mirë në këtë situatë që gjendeshim dhe po vazhdojmë të jemi!
Vetë u përballa që nga dita e parë me këtë fenomen, pasi punoj në Farmaci ku ishim dhe jemi çdo ditë me ankthin , stresin e hallet e secilit që po jeton me virusin global covid 19…
Jam tip i ndjeshëm nga brenda dhe me vete i bartja edhe në shtëpi hallet e krizën që po kalonim! Trishtohesha duke pritë lajmet ku jeta e vdekja qenë bërë thjeshtë numër!
E pashë që kjo gjendje do të zgjasë , ne duhet të jetojmë e punojmë dhe duhet të ecim para !
Rruga nuk është e lehtë, por me vullnet e kujdes të shtuar vazhdoj ditën me ecje çdo ditë qysh në ora 6 të mëngjesit, i harroj hallet e brengat mes ajrit e cicërimave të zogjëve në Shkugëzën e bukur!
Kthehem bëj tushin e përditshëm dhe filloj në ora 8 diten e punës me shpresë se po fillojmë një ditë të re , një ditë më pak duke ja munguar gjendjes që jemi! Energjinë që marr nga natyra mundohem me aq sa kam mundësi të bartë tek pacientët që takoj çdo ditë ,me të paktēn një buzëqeshje, këshillë apo fjalë të ëmbël që e dhuroj me zemër tek ata që kanë besim dhe na vizitojnë në farmaci!
Ndoshta nuk është shumë , por kaq kam mundësi e vullnet të bëjë për ta!
Jeta na sfidon me lloj lloj befasi të këndshme e të dhimbshme por jemi ne ata që lumturinë mund ta gjejmë edhe mes gjërave të vogla por që i bëjmë me dashuri të madhe!
Lexo një libër, merru me kopshtin, gatuaj diçka që fëmijët e tu shijojnë, ec në natyrë edhe pse me maskë , ndjej se jeta po vazhdon edhe pse ne kemi stagnuar këtë vit!
Cicërima e zogjëve po dëgjohet, dielli prap po rrezon, fëmijët tanë po rriten , datat po ecin e bashkë me të dhe jeta , prandaj ec , jeto e vazhdo me ritmin e njejtē se do kalojë edhe kjo stuhi …
Jeto të sotmen, e nesërmja do të vijë edhe më e bardhë …pa maskë , me vullnet e dashni, do kthehemi bashkë përsëri!🙏💪

P.s

E mora mundimin të shkruaj për të gjithë ata që po e kalojnë nē ankth e stres këtë situatë pandemike, besoni që janë shumë pasi i takoj çdo ditë ! Nuk jam psikologe ,por sot na duhet më shumë se kurrë fjala e mirë e këshillat e ndërsjellta ! Shpresoj sado pak ti ketë ndihmuar dikujt!