Për 24 orët e fundit nga prokuroritë themelore, 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit

0
42

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetri (33) aktakuza, kundër tridhjetegjashtë (36) personave.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër nëntë (9) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në pesë raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6)
persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tetë (8) persona të dyshuar, si
dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dy
(2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra
të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve
dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për
vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, në tri raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar
dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.