Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, Hoti u kthehet detyrave në zyrë

0
39

Avdullah Hoti, pas dy javëve trajtim mjekësor dhe izolim është rikthyer në zyret e Qeverisë.

Ai tregon se është shëruar nga Covid-19 dhe apelon për kujdes dhe respektim të masave.

Postimi i plotë

“Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.

Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar.

Bashkë me kabinetin, jemi të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojmë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia. #Bashkë #vendosemasken.”