Ky shkencëtar ka luajtur rol në revolucionin industrial duke shpikur makinën me avull

0
1427
{"effects_tried":0,"photos_added":0,"origin":"gallery","total_effects_actions":0,"remix_data":["add_photo_directory"],"tools_used":{"tilt_shift":0,"resize":0,"adjust":0,"curves":0,"motion":0,"perspective":0,"clone":0,"crop":0,"flip_rotate":0,"selection":0,"enhance":0,"free_crop":0,"shape_crop":0,"stretch":0},"total_draw_actions":0,"total_editor_actions":{"border":0,"frame":0,"mask":0,"lensflare":0,"clipart":0,"square_fit":0,"text":0,"shape_mask":0,"callout":0},"total_editor_time":58,"brushes_used":0,"total_draw_time":0,"effects_applied":0,"uid":"A9473955-0E7E-40DE-8D65-E5EA620CDACB_1540398388024","total_effects_time":0,"sources":[],"layers_used":0,"width":1242,"height":605,"subsource":"done_button"}

Libri “100 personalitetet më të shquara të historisë” i autorit amerikan Majkëll Hart, të 22 me radhë e ka Xhejms Vat.

OxygenPress.info në vazhdimësi do të sjell këto personalitete njërin pas tjetrit.

Nr. XXII- Xhejms Vat
(1736-1819)

Shpikësi skocez, Xhejms Vat, që zakonisht e quajnë shpikësin e makinës me avull, është figurë kyçe në revolucionin industrial.
Në të vërtetë, ai nuk është i pari,që ndërtoi një makinë të tillë. Ndërtime të ngjashme ishin bërë që një shekull më parë nga Herc Aleksandri. Në vitin 1698, Tomas Sejvori patentoi një makinë me avull, që shërbente vetëm për pompimin e ujit, ndërsa në vitin 1712, anglezi Tomas Njukman patentoi një variant të përmisuar të të parit. Megjithatë, edhe ajo kishte një forcë kalorifike të dobët, që mund të pomponte vetëm ujin nga minierat e qymyrgurit.

Vati filloi të merrej me këtë problem në vitin 1764, kur konstruktoi maketin e makinës së Njukmanit. Edhe pse kishte studiuar një vit për mekanikë, ai ishte mjaft i talentuar. Përmirësimet që bëri në konstruktimin e strukturës të makinës së Njukmanit, janë aq thelbësore, sa që me të drejtë mund të vlerësohet si krijues i makinës me avull, e cila gjeti përdorim të gjerë praktik.
Përmirësimi i parë i madh i kësaj makine, e patentuar në vitin 1769, është plotësimi i dy dhomave të veçanta për mbledhjen e avullit. Krahas kësaj, Vati izoloi cilindrin e avullit dhe në vitin 1782 dha makinën me dy veprime. Së bashku me përmirësimet e tjera më të imta, këto inovacione e rritën katërfish kapacitetin e makinës me avull. Në praktikë, ajo është e njëjtë me dallimin që ka një ndërtesë e menduar dhe e bërë shpejt, por jo shumë e shfrytëzueshme me një ndërtim tjetër, që gjen zbatim të gjerë në praktikë.

Në vitin 1781, Vati shpiku edhe sistemin e rrotave të dhëmbëzuara, që shndërroi kthimin e lëvizjes së trupit gjatë rrotullimit.
Ky zbulim rriti në mënyrë të dukshme mundësinë për shfrytëzimin e makinës me avull. Krahas përmirësimeve të tjera, Vati krijoi mekanizmin me anën e të cilit rregullohen automatikisht rrotullimet , krijoi manometrin (1790) , numëratorin, indikatorin dhe bobinën.
Vatit nuk ishte i zoti për tregti, megjithatë, në vitin 1775 u miqësua me inxhinierin Metju Bulton, që ishte edhe tregtar shumë i aftë. Në 25 vjetët e fundit, firma e tyre prodhoi shumë makina me avull dhe të dy ortakët u pasuruan mirë.

Vlerësimi i makinës me avull është i vështirë. Në të vërtetë, janë shpikur shumë produkte, që kanë luajtur rol në revolucionin industrial. Ka shpikje të reja në teknikën e minierave, në metarlurgji, në industrinë teknike etj. Por, vetëm një pjesë e vogël e tyre ia kalojnë makinës së Vatit, si sovalka për endje e shpikur nga Xhon Kej në vitin 1733, tezgjahu, i shpikur nga Xhejms Hargri në vitin 1764 e ndonjë tjetër. Shumica e shpikjeve të tjera janë përmirësime dhe asnjë prej tyre nuk ka rëndësi jetësore në revolucionin industrial. Makina me avull është krejt tjetër. Ajo ka luajtur rol të dorës së parë dhe pa atë, revolucioni industrial do të kishte marrë rrjedhë krejt tjetër. Përpara makinës së Vatit, për burim energjie shfrytëzoheshin pjesërisht helikat e erës, apo rrotat e ujit, ndërsa burimi kryesor energjisë gjithnjë kanë qenë forcat e krahut, që në mënyrë të dukshme kishin kufizuar kapacitetin prodhues të industrisë. Me shpikjen e makinës me avull, ky problem u zhduk. Prodhuesit, të lumtur nga kjo shpikje, fituan sasi të mëdha energjie, që sollën rritjen e prodhimtarisë. Embargoja e naftës, që ndodhi në vitin 1973 na detyroi të kuptojmë reflektimin e pamjaftueshmërisë së energjisë në sistemin industrial dhe në të njëjtën kohë vlerësimin e rëndësisë që ka patur shpikja e Vatit për revolucionin industrial.
Krahas, shfrytëzimit si burim energjie nëpër fabrika, makina me avull ka dhe shumë përdorime të tjera të rëndësishme. Në vitin 1793, një markez francez e shfrytëzoi me sukses atë në një mjet lundrues, ndërsa në vitin 1804, Riçard Trevi ndërtoi lokomotivën e parë me avull. Këto dy tipe të hershme nuk gjetën përdorim praktik. Megjithatë, vetëm pas disa dhjetëvjeçarësh, anija me avull dhe hekurudhat e shndërruan në korniza të papara transportin ujor dhe rrugor.

Revolucioni industrial ndodhi pothuajse në të njëjtën periudhë historike, kur ndodhën revolucioni amerikan dhe ai francez. Në atë kohë, kjo mund të mos ishte e dukshme , por sot e shohim dhe besojmë, se revolucioni industrial ka ndikuar shumë më tepër në mënyrën e jetës njerëzore, se dy revolucionet e tjera. Pikërisht, për këtë, Xhejms Vati është një ndër figurat më të shquara të historisë.

Libri “100 personalitetet më të shquara të historisë” i autorit amerikan Majkëll Hart, bën fjalë për jetën dhe veprën e 100 pishtarëve më në zë të botës, që kanë bërë epokë, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore.

Duke lexuar librin faqe pas faqe të shfaqen përpara syve beteja të rëndësishme luftarake, që kanë shkrirë fise e shtete e kanë krijuar perandori të mëdha, si ato të Romës, Persisë, Kinës etj; të shfaqen profetë, që me predikimet e tyre kanë zbutur gjakrat dhe atavizmat njerëzore; filozofë e politikanë, që kanë krijuar e zbatuar sisteme të ndryshme politike-shtetërore: shkencëtarë e zbulues, që me arritjet e tyre kanë rritur mjaft mirëqenien njerëzore; mjekë e studiues të kësaj fushe, që me ndihmesën e tyre kanë dyfishuar jetën njerëzore; “lundërtarë” të ajrit e të tokës; na shfaqen shkrimtarë, piktorë e muzikantë, që kanë ndikuar në edukimin estetik të ndjenjave njerëzore – e të gjithë këta kanë jetuar në vende e kohë të ndryshme, që nga antikiteti e deri në ditët tona.

Duke shpalosur jetën dhe veprën e pishtarëve më të mëdhenj të historisë, padashje, edhe vetë autori, Majkël Hart, është bërë një pishtar i tillë.
Për përzgjedhjen e qindëshes së parë të figurave më të shquara të historisë, autori është mbështetur në sugjerimet e marra nga grupe komisionesh të organizuara sipas fushave përkatëse, ndërsa renditjen e tyre në libër nuk e ka bërë sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit të secilës figurë në zhvillimin e historisë njerëzore. Për këtë renditje, autori ka patur vështirësi të shumta, pasi mjaft nga figurat kanë qenë të dyzuara: Në të njëjtën kohë kanë qenë filozofë, udhëheqës fetarë apo politikanë; mjaft të tjerë kanë qenë edhe shkencëtarë edhe shpikës e kështu me radhë.

Por, me kulturën dhe dokumentacionin që zotëron, Majkëll Hart ka arritur të bëjë një klasifikim të besueshëm duke argumentuar shkencërisht renditjen e çdo figure në libër. Megjithatë, ky klasifikim është subjektiv dhe për këtë na le shteg vetë autori. Në variantin e parë të botimit të këtij libri në vitin 1978, ndonjë figurë ai e ka renditur pak më lart, se në variantin e librit që kemi në dorë.

Autori ka përfshirë si zë më vete Marksin dhe Engelsin, vëllezërit Rajt (Vilburn dhe Orvil), Isabelën i me Fernando V për shkak të ndikimit të njëjtë dhe të veprimtarisë së tyre të kryer në të njëjtën kohë.
Në libër mbizotërojnë dy grupe: shkencëtarë me 31 veta dhe pushtetarë e udhëheqës ushtarakë 30 veta. Aty ka edhe dy gra, të dyja mbretëresha. Pjesa më e madhe e këtyre personaliteteve janë nga Evropa.

Për hir të ndikimit të fuqishëm te njerëzit në kohën e vet, autori nuk është shmangur dot edhe ndonjë figure negative, si ajo e Hitlerit, për shembull, për shkak të të cilit kanë humbur jetën mbi 30 milionë njerëz.

Pavarësisht nga kriteret, që ka përdorur autori për klasifikimin e këtyre figurave, rëndësia e pamohueshme e këtij libri qëndron në njohuritë enciklopedike që merr çdo lexues. Dhe në këtë aspekt, lexuesi shqiptar, i etur aq shumë për dije e kulturë, ka shumë për të përfituar nga ky libër.

Oxygenpress.info në ditët në vijim do të sjellin edhe personazhet e tjera, me rradhë është Majkëll Faradei.