Ditëve në vijim, mbrëmjeve priten zhvillime të vransirave, me rrebeshe shiu dhe bubullima

0
35

Ditën e enjte fuqizimi i fushave anticiklonike mbi rajon sjell përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave. Ditën e premte dhe fundjavë i nxehti nga Afrika veriore favorizon mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30C..
Indeksi i rrezeve UV në vlera të larta.

19.08.2020 – Jo shumë ngrohtë. Në mëngjes intervale me diell, e përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të vransirave, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nëpër lokalitete me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 26C, e në vise malore 12 deri 19C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 7.

20.08.2020 – Në mëngjes më freskët, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 28C, e në vise malore 9C deri 20C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme 2-5m/s. Indeksi UV: 6.