Bill Clinton feston ditëlindjen e 74-të, “Miqtë e Amerikës” do të organizojnë një ceremoni

0
74

Bill Clinton feston sot ditëlindjen e 74-të.

Me rastin e ditëlindjes së tij, shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të organizojë një ceremoni të festimit, duke filluar nga ora 11:00, në zyrat e kësaj të fundit, me një numër të kufizuar të ftuarish për shkak të masave anti-COVID.

William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës.

Ai është një politikan amerikan, i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Ai ka shërbyer më parë si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.

Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës së tretë centrisiste të qeverisjes.

Gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.