1480 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

0
79

Nga Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës

Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve e reja me #covid19 dhe fataliteteve si pasojë dhe kjo është thirrje për më shumë kujdes e disciplinë mes nesh!

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 3724 raste me #covid19 prej të cilave 1480 raste janë ende aktive. Kemi 2209 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 35 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Mbajtja e maskës, dezinfektimi i duarve dhe respektimi i distancës fizike mbeten tri rregullat kryesore dhe masat mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë, pa përjashtim, e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

#prishtina💙