OBSH: Të rinjtë pa simptoma shkak për përhapjen e virusit

0
37

Përhapja e koronavirusit në rajonin e Azi-Paqësorit gjithnjë e më shumë po bëhet nga 20, 30 dhe 40-vjeçarët, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar sepse nuk kanë simptoma të forta, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

”Për shkak se shumë nga të rinjtë janë asimptomatikë ose kanë simptoma të buta të Covid-19, ata pa dashje transmetojnë virusin te të tjerët”, theksoi Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së me qendër në Manila.

“Kjo rrit rrezikun e infektimit për më të prekurit, të moshuarit, njerëzit që jetojnë në zona me popullsi të dendur dhe zona rurale të pa shërbyera mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Ne kemi nevojë për të dyfishuar përpjekjet tona për të parandaluar që virusi të shkojë në komunitete të cenueshme”, shtoi ai.

Rajoni i Paqësorit Perëndimor, i cili përfshin 27 vende në Azi dhe Paqësor, deri më tani ka konfirmuar mbi 400 000 infeksione me koronavirus dhe gati 9 300 vdekje./ATSH