“Tash ma nuk e du’, asht e qartë, por sa fort e kam dashtë”

0
428

Pablo Neruda ishte një poet, diplomat e politikan kilian. Ai u njoh si poet qysh nga mosha 10 vjeçare. Neruda ka fituar çmimn Nobel për leterësi në vitin 1971. Ai njihet për “Njëzetë poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar” si dhe “Një qind sonete dashurie”.

Disa nga thëniet e Nerudas.

“Ke për të zbuluar se jeta ia vlen të jetohet, nëse thjesht buzëqesh”.

“Jeta mund të jetë e jashtëzakonshme, nëse nuk frikësohesh prej saj. Gjithçka që duhet, është thjesht guximi, imagjinata dhe pak para”.

“Shiko lart drejt qiellit. Nuk ke për të parë kurrë ylberë, nëse shikon poshtë”.

“Unë kam shumë probleme në jetë, por buzët e mia nuk i njohin ato. Ato buzëqeshin përherë”.

“Dhimbja ime mund të jetë arsyeja e të qeshurës për dikë, por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrsesi arsyeja e dhimbjes së dikujt”.

“Gjithmonë më pëlqen të eci në shi, në mënyrë që askush të mos më shohë duke qarë”.

“Ty të nevojitet pushteti, vetëm nëse do të bësh diçka të keqe, pasi në të kundërt dashuria është e mjaftueshme për të bërë gjithçka”.

“Që të qeshësh në të vërtetë, duhet të jesh në gjendje të marrësh nën kontroll dhimbjen tënde e të luash me të”.

“Ne mendojmë kaq shumë dhe ndiejmë kaq pak”.

“Karakteri i vërtetë i dikujt shfaqet në momentin që ai është i dehur”.

“Tash ma nuk e du’, asht e qartë, por ndoshta edhe e du,asht kaq e shkurtë dashnia dhe kaq e gjatë harresa.”