Hoti: Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura

0
81

Richard Grenell ka lajmëruar në Twitter se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës i tha se ky takim do të bëhet për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik.

Më poshtë mund të ndiqni postimet.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.
Kosova është e bekuar me miqtë që ka.”/OxygenPress.info

Image may contain: 1 person, text that says 'Richard Grenell @Rich... 4h We are happy to announce that the leaders of Kosovo and Serbia will meet at the White House for a negotiation on September 2. @realDonaldTrump @robertcobrien @WHNSC'