Një ide fenomenale si të angazhohen qytetarët në Kosovë për të punuar tokën dhe të përfitojnë pas saj

0
84

Nga Genc Rodiqi

Të nderuar Kosovar,

Situata në të cilën gjindemi imponon shkëmbim të ideve si mund ta përmirësojmë ambientin tonë jetësor.

Ja një prej tyre;

Secila Komunë e Kosovës të rezervoj nga disa hektar tokë të pronës shtetërore dhe ti ndaj ato në parcella të vogla nga 2-3 ari e t’ju jep në shfytëzim me kohë të caktuar banorëve të interesuar të cilët jetojnë nepër ndërtesa kolektive dhe nuk kanë qasje në tokë private.

Ideja është që të formohen lagjet në periferi të cdo qytetit më të madh të cilat do ta kanë tregun BIO te pemëve, perimeve, luleve etj e ku ne qytetarët tjerë do të mund të furnizohemi. Me këtë rast shteti përgaditë infrastrukturën.

Në këtë mënyrë iu ipet rasti penzionerëve, të vetmuarve, të pa punësuarve dhe të gjithë atyre që nuk kanë casje në tokë të jenë në kontakt me natyrën, te shoqërohen ta punojnë tokën dhe të përfitojnë dicka prej asaj pune.

Këto lagje në të ardhmen ( nëse menaxhohen mirë ) mund të bëhen edhe pika turistike dhe të ju shtohet ndonjë aktivitet / përmbajtje kukturore.

Kushti do të ishte që toka të punohet vazhdimisht dhe të punohet me masa të shëndetshme BIO.

Lagjeve ti ndihmohet me këshilla dhe ekspertiza falas si nga pikëpamja e punimit të tokës si nga pikpamja menaxheriale në mënyrë që të bëhen të vetëmjaftueshme.