Qeveria ka ekzekutuar transferin e mjeteve për masën 15 të pakos fiskale emergjente, tërheqja nga dita e mërkurë

0
97

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 27,572 familjeve përfituese të masës 15 në vlerë prej 7,828,470, njëkohësisht për muajin Prill (5,131 familje), Maj (27,572 familje) dhe Qershor (26,734 familje), të cilat në mungesë të buxhetit nuk ishin realizuar me kohë.

Në këtë mënyrë ekzekutimi i plotë i masës 15 ka përfunduar, ndërsa ankesat eventuale do të trajtohen nga komision i veçantë brenda Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Tërheqja e mjeteve nga qytetarët mund të bëhet nga data 12 Gusht (E mërkure), për shkak te aspekteve operacionale ashtu që mjetet të tërhiqen neper zyra postare sa më afër vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu në respektim te udhëzimeve te institucioneve shëndetësore.