Gjatë javës më ngrohtë, orëve të pasdites mundësi për rrebeshe shiu.

0
52

Cikloni nga Atlantiku që solli reshjet e ditëve të fundit, ka filluar të humbas energjinë dhe po zhvendoset në lindje nga Turqia. Ndërkohë mbi vendin tonë po depërtojnë fusha të presionit më të rritur dhe masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore.
Gjatë javës në vijim, parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Megjithatë orëve të pasdites, paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut që mund të shoqërohen edhe me bubullima. Ditën e mërkurë ka më shumë gjasa që rrebeshet të jenë më të shpërndara edhe në pjesë tjera të vendit. Të premten dhe shtunën, temperaturat maksimale mund të rriten edhe mbi 30C

Indeksi i rrezeve UV në ditët e ardhshme do të rritet në vlera shumë të larta.

10.08 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima. Në mëngjes, në vise të ulëta mundësi për mjegull.
11.08 – Në mëngjes përreth viseve të ulëta mundësi për mjegull. Ditën shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
12.08 – Shumë ngrohtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
13.08 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
14.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Temperaturat e ajrit do të lëvizin brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 28C deri në 30C.
Era do të fryejë e lehtë nga verilindja 2-6m/s.
Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale.