Masat e ndërmarra në Prizren-“Covid 19” ; mbyllen shumë lokale dhe qindra fletëparaqitje për mos mbajte të maskës

0
59

Me datën 03 gusht 2020 gjatë 24-orëve, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:

1. Janë mbyllur 6 lokale afariste,
2. 65 Lokale te kontrollura kontrolluar
3. Janë hapur 2 dy raste per VP nga neni 249 dhe 250
4. 6 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe
5. 225 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.

Gjate zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë.