Punimi i lidhëseve kabllovike, investim 17 milionë euro në kryeqytet e disa qytete

0
101

Nga KEDS Energy

#KEDS është duke punuar me një dinamikë të lartë në projektet investive të cilat po implementohen në kryeqytet në kuadër të mega projektit ku do të investohen 17 milionë euro. Gjatë ditës së nesërme në 📍#Bregun e Diellit trafo 1 dhe 2, do të zhvillohen punime në intervalin kohor 09:00 – 21:00, ku do të bëhet ndërrimi i transformatorit 630kVA dhe vendosja e RMU 2+1 dhe punimi i lidhëseve kabllovike. Gjatë të njëjtit interval, do të punohet paralelisht edhe në #TS 10/04 kV Shtëpia e Shëndetit, ku ekipet do të bëjnë zëvendësimin e transformatorëve ekzistues dhe kthinave ekzistuese me transformatorë të rinj dhe kthina të reja.

Ditëve në vijim punime në projekte investive do të ketë edhe në: 📍Prizren, 📍Gjilan, 📍Podujevë, 📍Mitrovicë, 📍Pejë, 📍Ferizaj, 📍Gjakovë.

Konsumatorët mund të marrin informata të sakta për lokacionet e punimeve, orarin dhe llojin e punimeve në ueb faqen www.keds-energy.com