Dita e fundit e muajit korrik do të shoqërohet me mot shumë të nxehtë

0
49

30.07.2020 – Dita e fundit e muajit korrik do të shoqërohet me mot shumë të nxehtë, e pasdite më vonë depërtimi i një fronti të ftohtë në lindje të rajonit, do të sjellë kushte për zhvillime për rrebeshe shiu me bubullimë. Kushte për të reshura shiu paraqiten edhe ditën e shtunë që nga orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.
Ditën e shtunë dhe diel, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare.
Të dielen sërish priten kthjellime, e nga e hëna temperaturat maksimale përsëri rriten mbi 30C.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, ndaj dhe duhet t’i përmbahemi rekomandimeve për mosqëndrim të gjatë në diell orëve të mesdites.

31.07.2020 – Mbetet mot shumë i nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e më vonë priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 18C deri 36C, e në vise malore 15C deri 27C. Fillimisht do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi-perëndimi 1-4m/s, e pasdite më vonë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 9.
1.08.2020 – Jo shumë nxehtë, me vransira dhe diell. Që herët në mëngjes paraqiten kushte për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën reshjet pushojnë. Në mbrëmje kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 18C deri 32C, e në vise malore 14C deri 23C. Do të fryejë erë mesatare nga veriu 5-11m/s. Indeksi UV: 8.