SHBA-ja planifikon tërheqjen e pjesshme të trupave ushtarake në Gjermani

0
42

SHBA-ja planifikon tërheqjen e 11 900 trupave ushtarake nga Gjermania, duke lënë 24 000 nga 36 000 gjithsej, njoftoi sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

“Rreth 5 600 anëtarë të shërbimit do të ripozicionohen brenda vendeve të NATO-s, ndërsa 6 400 do të kthehen në SHBA, ku shumica do të kryejnë rotacion dislokimesh në Europë”, tha Esper në një konferencë për shtyp.

“Kjo masë po ndërmerret me qëllim forcimin e NATO-s, sigurimin e aleatëve, përmirësimin e fleksibilitetit strategjik të SHBA-së, si edhe për t’u kujdesur për anëtarët e shërbimit tonë dhe familjet e tyre në proces”, shtoi ai.

Esper nuk dha një afat kohor për tërheqjen e pjesshme të trupave, por sqaroi se do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.