16.8 milion të rasteve me Covid-19 janë regjistruar në botë

0
44

Gati 16.8 milion të rasteve me Covid-19 janë regjistruar në botë dhe më shumë se 660,000 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Këto janë lajmet e fundit nga bota shkruan CNN.

India: Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve ka tejkaluar 1.5 milion, pasi më shumë se gjysmë milioni janë regjistruar në vetëm 12 ditët e fundit.

SHBA: Më shumë se 1,200 viktima janë regjistruar të martën në Shtetet e Bashkuara.Gati 150,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 sipas Universitetit Johns Hopkins.

Britania e Madhe: Britania ka nënshkruar marrëveshje për të siguruar deri ne 60 milion doza të një vaksine të mundshme të Covid-19 që aktualisht po zhvillohet.

Japonia: Rreth 981 raste të reja janë konfirmuar të martën.

Kina: Përhapja e radhës e virusit është nga rajoni perëndimor i Kinës – Xinjiang dhe provincës verilindore të Liaoning.Deri më tani vendi ka konfirmuar 101 raste të reja.